Kërcënim me bombë në Francë, evakuohet shkolla ku mbeti i vrarë profesori
Autoritetet franceze kanë evakuuar shkollën e mesme Gameta-Carnot, ku mësuesi Dominique Bernard u vra javën e kaluar nga një ish-nxënës, pas raportimit për bombë mëngjesin e së hënës.
Pjesëtarë të ushtrisë franceze, në kuadër të Operacionit Garda, janë vendosur para këtij kompleksi shkollor, raporton e përditshmja e Parisit Figaro.
Studentët dhe stafi mësimdhënës mbajtën një minutë heshtje në shkollat anembanë Francës sot në nder të profesorit Dominique Bernard, i cili u vra me thikë nga një ekstremist islamik javën e kaluar, dhe Samuel Petty, raportoi AP. Që nga fillimi i këtij viti shkollor në shtator, shkollat fillore, të mesme dhe të kolegjit në të gjithë Francën kanë qenë objektiv i 168 kërcënimeve me bomba, tha sot ministri francez i Arsimit Gabriel Atal.
Me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron, prefektët në të gjitha departamentet franceze kanë për detyrë të bëjnë një listë të të gjithë të huajve që mund të dëbohen nga Franca bazuar në një vlerësim të shkallës së aktivitetit radikal. Macron kërkoi nga Ministria e Brendshme që t’u kushtojë vëmendje të veçantë personave nga rajoni i Kaukazit, të moshës 16-25 vjeç, të regjistruar me kodin “S”, i cili përfaqëson një tregues sigurie për një person që konsiderohet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, raporton portali BFMTV.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës