Mitsotakis humbet Athinën dhe Selanikun, qëndrimet pas rezultatit “befasues”
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe rajonale te zhvilluara dje ne Greqi shkaktoi trazira në dy bashkitë më të mëdha të vendit, Athinë dhe Selanik, ndërsa kandidatët e mbështetur zyrtarisht nga partia ne pushtet ‘Demokracia e Re’ humbën në pesë nga gjashtë rajonet e mbetura në balotazh.
Haris Doukas, i mbështetur nga PASOK, shënoi një fitore të jashtëzakonshme ndaj kryebashkiakut aktual te Athines Kostas Bakojanis i mbeshtetur nga partia e kryeministrit Mistotakis.
“Sot Athina ka fituar, qyteti po nis një faqe të re. Dua të falënderoj qytetaret, e di përgjegjësinë që po marr përsipër. Qytetarët kanë arritur të pamundurën”, u shpreh Doukas.
Nga ana e tjeter Bakojanis tha se po largohet “me kokën lart”.
“Si ekipi im dhe unë jemi në dispozicion të kandidatit fitues për një tranzicion të organizuar dhe serioz. Përgjegjësia për rezultatin bie vetëm tek unë”, u shpreh ai para mbeshtetesve
Në Selanik, kandidati i pavarur u zgjodh me 67% te votave duke fituar ndaj kryetarit aktual.
Duke iu referuar humbjeve të kandidatëve të mbështetur nga Demokracia e Re, kryeministri Kyriakos Mitsotakis pranoi se nuk ishte një natë e mirë për partine e tij.
Partia qeverisëse fitoi vetëm Peloponezin, ndërsa katër nga rajonet (Maqedonia Lindore dhe Trakia, Maqedonia Perëndimore, Trakia dhe Egjeu i Veriut) që humbi ishin nga rebelët partiakë. Humbja tjetër ishte në Thesali, e cila u shkatërrua nga përmbytjet muajin e kaluar.
“Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit rajonalë dhe kryebashkiakë. Është detyrë e qeverisë të punojë me ta,” tha Mitsotakis.
Referuar pjesëmarrjes së ulët, ai tha se “kjo duhet të japë një pauzë për të menduar”.
Duke komentuar rezultatet, kreu i opozitës kryesore SYRIZA, tha se ato përfaqësonin “krisjen e parë të madhe në regjimin e Mitsotakis”.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania