“Mali i Zi përfituesi më i madh i Samitit”, Abazoviç: Arritëm marrëveshje konkrete
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit.
Ai tha se Mali i Zi ishte përfituesi më i madh i këtij samiti të mbajtur për herë të parë në Shqipëri, pasi siç u shpreh ai është i vetmi vend që do të kthehet me marrëveshje konkrete.
“Është arritur marrëveshja e cila nënkupton tregun e hapur për njerëz që punojnë në sektorin e mjekësisë, pra tashmë pa ndalime të gjithë mund të punojnë në Shqipëri, në Serbi në Kosovë, në Bosnjë dhe në Malin e Zi, kjo e hap një treg të mirë sa i takon shëndetësisë.
E dyta me rëndësi për Malin e zi, ishte pikërisht fakti që ne së bashku me presidenten e Sllovenisë dhe me ministren e Francës për integrimin evropian kemi bërë marrëveshjen për një qendër rajonale për integrim në Potgoricë. Ne jemi përfituesit më të mëdhenj në këtë Samit se kthehemi me diçka konkrete”,-tha Abazoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta