Mishi i përpunuar, rrezik për zemrën dhe sulmin në tru

17 Tetor 2023 | 08:57

Mishi mund të jetë po aq i dëmshëm sa edhe vetë cigaret, sidomos nëse është i përpunuar. Këto ushqime po ashtu shkaktojnë edhe varësi por rrisin edhe rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Një studim i ekspertëve të ushqimit nga SHBA, Brazili dhe Spanja zbuloi se mishi i përpunuar mund të krijojë po aq varësi sa alkooli, duhani apo bixhozi. Analiza tregon se 14 për qind e të rriturve dhe 12 për qind e fëmijëve jbraanë të varur nga ushqimi, duke bërë që ata të humbasin kontrollin mbi konsumin dhe të hanë shumë, citon artikulli.

2 në 3 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar si obezë ose mbipeshë, me shumë të varur nga ushqimet e pashëndetshme. Jo të gjitha ushqimet kanë potencial varësie, por kombinimi i ushqimeve ultra të përpunuara (UPF) do të thotë se ato mund të prishin sistemet e shpërblimit të trurit dhe të krijojnë varësi, thanë studiuesit. Nevojiten rregulla më të forta për të kufizuar reklamimin e ushqimeve ultra të përpunuara dhe udhëzime të reja që paralajmërojnë efektet e tyre të dëmshme, kanë thënë ekspertët.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur gjithashtu ushqimet ultra të përpunuara me sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, kancerin, depresionin dhe diabetin. Konsumimi i ushqimeve të shtuara me sheqer, në veçanti, ka efekte negative në shëndetin e sistemit të tretjes duke rritur numrin e baktereve të dëmshme në mikrobiotën e zorrëve.

Gëlltitja e ushqimeve që përmbajnë ëmbëlsues artificialë i sinjalizon trurit se trupi ka marrë sheqer. Megjithatë, pa sheqer për t’u përpunuar në qarkullim, pas një kohe pankreasi bëhet i pandjeshëm ndaj sheqerit dhe ndalon sekretimin e insulinës. Kjo shkakton formimin e diabetit.

Substanca sulfite, e cila përdoret për të parandaluar ndryshimin e ngjyrës në ushqime dhe për të reduktuar rritjen e baktereve, mund të ketë një efekt toksik duke ndikuar në metabolizmin e medikamenteve të astmës.

LEXONI GJITHAHSTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026