“Hamas e hoqi maskën, është pjesë e ISIS”-izraeliti flet për masakrat terroriste
Mjeku izraelit Gedalya Fendel tha në “Good Morning Albanians” se terroristët e Hamasit kanë kryer masakra me fëmijët. Sipas tij këto ngjarje të tmerrshme janë raportuar nëpër media, ndaj ai nuk po thotë asgjë të re kur flet për masakrat ndaj fëmijëve.
Mjeku tha se tashmë Hamasi e hoqi maskën e tij dhe tashmë e gjithë bota e njeh atë si pjesë të organizatës terroriste ISIS.
“Më në fund Hamasi hoqi maskën e vetë dhe tashmë e gjitha bota e di se ata janë pjesë e ISIS-it dhe tani shtë momenti për t’i hequr qafe ata. Duhet të kujdesemi që të kemi një Lindje të Mesme më të mirë, një botë më të mirë dhe një jetë më të mirë për qytetarët në Gaza. Shumë njerëz janë vrarë dhe janë plagosur, por ende mund të shpëtojmë shumë njerëz”,-tha ai.
Kujtojmë se si pasojë e dhunës, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 izraelitë, ndërkaq në Rripin e Gazës janë raportuar 2.670 palestinezë të vrarë, nga të dyja anët raportohet se mes të vrarëve ka edhe shumë fëmijë.
Izraeli ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë të evakuohen në jug të Gazës. Ky shtet ka thënë se po tenton të largojë civilët para se të ndërmarrë një fushatë të madhe kundër Hamasit në veri të Rripit të Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë