Van Dijk ‘nderon’ Holandën, Belgjikë-Suedi ndërpritet nga atentati

17 Tetor 2023 | 16:26

Mbrëmjen e së hënës janë luajtur 7 përballje të vlefshme për fazën kualifikuese drejt Euro 2024, ku në total janë shënuar 18 gola. Austria ishte ekipi i radhës i cili siguroi biletën pasi mposhti minimalisht Azerbajxhanin e De Biasit, ndërsa mjaftoi goli i Sabitzer. Në të njëjtin grup u luajt dhe përballja Belgjikë-Suedi, e cila u ndërpre pas pjesës së parë për të mos vijuar më. Shkak u bë një atentat në rrugët e Burkselit, ku një person sulmoi me armë disa qytetarë duke marrë jetë njerëzish e lënë disa të plagosur.

Holanda mori një fitore me shumë vlera ndaj Greqisë në transfertë, ndërsa heroi i tulipanëve ishte Van Dijk. Në pjesën e parë, miqtë shpërdoruan dhe një 11 metërsh i ekzekutuar nga Ëeghorst. Irlanda fitoi ndaj Gjibraltarit, ndërsa të dyja skuadrat i kanë llogaritë të mbyllura, me zero shance për kualifikim.

Në grupin J, Portugalia mori fitoren e 8 radhazi, duke shkuar kështu në kuotën e 24 pikëve. Kundërshtari i radhës ishte Bosnia, në të cilën luzitanët triumfuan 0-5, ndërsa dy prej golave u shënuan nga CR7. Në të njëjtin grup u luajtën dhe 2 përballje të tjera, ku Sllovakia mposhti Luksemburgun, ndërsa Islanda Lihtenshtajnin. Kualifikueset do të vijojnë edhe këtë të martë me 7 sfida interesante.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026