Sulmi terrorist në Belgjikë gjatë ndeshjes me Suedinë, tifozët ngujohen në stadium

16 Tetor 2023 | 22:34

Tifozëve të futbollit u është thënë të qëndrojnë në stadiumin kombëtar të Belgjikës pasi dy suedezë u qëlluan për vdekje në një sulm të lidhur me terrorizmin.

Ndeshja kualifikuese për Euro 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë u braktis në pjesën e parë pasi “lojtarët vendosën se nuk duan të vazhdojnë lojën, për shkak të asaj që ndodhi më herët sot në Bruksel”, thuhej në një njoftim të stadiumit, shkruan SkyNews.

Ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë nga të shtënat, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Qendra Kombëtare e Krizave në Belgjikë ngriti alarmin për terror në qytet në nivelin më të lartë të hënën mbrëma.  Kryeministri i vendit, Alexander De Croo, gjithashtu duket se e lidh incidentin me terrorizmin.

Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, ai shkroi: “Sapo i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta kryeministrit suedez pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme ndaj qytetarëve suedezë në Bruksel.

“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët”, shkroi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026