Shefi i inteligjencës IDF pranon “dështimin” në paralajmërimin e sulmeve të Hamasit
Kreu i degës së inteligjencës ushtarake të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pranoi të martën për një “dështim të inteligjencës” nga njësia e tij, për të cilën ai tha se “nuk arriti të alarmonte” sulmin terrorist nga Hamasi më 7 tetor.
“Gjatë vizitave të mia në bazat e zbulimit të IDF gjatë 11 ditëve të fundit, kam thënë vazhdimisht se kjo luftë filloi me një dështim të inteligjencës. Drejtoria e Inteligjencës, nën komandën time, ka dështuar të lajmërojë këtë sulm terrorist të nisur nga Hamasi”, tha gjeneralmajor Aharon Haliva në një letër drejtuar personelit të inteligjencës së IDF-së – komentet e tij të para që kur Hamasi sulmoi Izraelin në fillim të këtij muaji.
“Ne nuk e përmbushëm detyrën tonë më të rëndësishme dhe si kreu i Drejtorisë së Inteligjencës, unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë dështim”, vijoi ai në letrën, e cila u publikua nga IDF.
Komentet e Haliva vijnë një ditë pasi zyrtari i lartë i sigurisë së brendshme të Izraelit mori gjithashtu përgjegjësinë për sulmet.
Shefi i Shin Bet, Ronen Bar, shkroi në një deklaratë të hënën se, “me gjithë një sërë veprimesh që kemi kryer, ne nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte pengimin e sulmit”.
“Përgjegjësia është mbi mua”, shtoi Bar, sipas stacionit të radios së ushtrisë izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vritet komandanti i lartë i Hamasit në një sulm ajror
- Përlotet mjeku izraelit: T’i shpëtojmë ata që ka rrëmbyer Hamasi, do i masakrojë…
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni