Përlotet mjeku izraelit: T’i shpëtojmë ata që ka rrëmbyer Hamasi, do i masakrojë…
Mjeku izraelit Gedalya Fendel tha në “Good Morning Albanians” se terroristët e Hamasit kanë kryer masakra në Izrael.
Mjeku tha se tashmë Hamasi e hoqi maskën e tij dhe tashmë e gjithë bota e njeh atë si pjesë të organizatës terroriste ISIS, ai u përlot gjatë lidhjes direkte për Euronews Albania ndërsa përmendte se ka ende jetë të cilat mund të shpëtohen, pasi sipas tij ka ende njerëz të rrëmbyer fati i të cilëve nuk dihet.
“Shumë njerëz janë vrarë dhe janë plagosur, por ende mund të shpëtojmë shumë njerëz. Ka shumë njerëz të cilët janë rrëmbyer nga grupi i Hamasit, që mund të shpëtohen. Ka ende njerëz të cilët po mbahen nga grupi i Hamasit. Terroristët po mbajnë peng fëmijët, gratë, dhe për t’i dhënë këta persona ata duan që ne të lirojmë terroristët që kemi burgosur, gjë që ne nuk kemi si ta bëjmë ”,-tha ai.
Kujtojmë se si pasojë e dhunës, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 izraelitë, ndërkaq në Rripin e Gazës janë raportuar 2.670 palestinezë të vrarë, nga të dyja anët raportohet se mes të vrarëve ka edhe shumë fëmijë.
Izraeli ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë të evakuohen në jug të Gazës. Ky shtet ka thënë se po tenton të largojë civilët para se të ndërmarrë një fushatë të madhe kundër Hamasit në veri të Rripit të Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve