Kanceri i gjirit, onkologu: Prej 5 vitesh kemi mesatarisht rreth 720 raste në vit

17 Tetor 2023 | 19:32

Kanceri i gjirit zë pjesën dërmuese sa i takon problematikave onkologjike tek vajzat dhe gratë. Prej disa vitesh trendi i rasteve të reja është i pandryshueshëm, por fatalitetet kanë ardhur në rënie të vazhdueshme.

 “Është parë që kemi një numër po aty ku kemi 5 vite që rrotullohemi. Është një numër nga 710-720 raste të reja me kancer dhe në 2022 kemi 710 raste, pra për 5 vjet nuk është se kemi shtim të këtyre rasteve. Vdekje nga kjo patologji për vitin 2022 kanë qenë 192 ndërsa për 2021 kanë qenë 225,” – u shpreh onkologu Helidon Nina.

Prej disa vitesh, gratë janë ndërgjegjësuar sa i takon problematikave të gjirit, dhe kjo duket tek  koha që paraqiten tek mjeku.

Ka nga të dyja kategoritë, por nëse më parë rastet e vonuara predominonin tashmë kemi rastet fillestare të kësaj patologjie. Kjo është një patologji që sa më herët paraqitesh mundësit janë gjithmonë e më të mëdha për t’u trajtuar,” – u shpreh mjeku.

Mjekët rekomandojnë kontrollet periodike me anë të mamografisë, për çdo grua mbi të 50-tat pasi është parë që kanceri i gjirit është më i përhapur pas kësaj grupmoshe.

Veç ndërgjesësimit për ta kapur në kohë sëmundjen, vitet e fundit, sistemi shëndetësor ka bërë hapa para dhe në trajtimin e saj, duke ju dhënë mundësi jete qindra grave çdo vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026