Ish-ambasadori: Samiti duhej të mbahej në Prishtinë, ja pse u mbajt në Tiranë
Syle Ukshini, ish-ambasador i Kosovës në Tiranë tha në një intervistë për Euroneës Albania se samiti i liderëve të BE duhet të ishte mbajtur në Prishtinë jo në Tiranë.
Sipas tij, samiti u mbajt në Tiranë për shkak të politikës së moderuar dhe asnjanëse të Ramës që ka për qëllim të ngrejë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të BE.
“Mendoj se samiti do ishte më mirë të mbahej në Prishtinë dhe të inkurajohej Prishtina në një moment të agresionit nga Serbia. Mendoj se samiti u mbajt në Tiranë pasi Tirana zyrtare ka disa vite që luan një rol neutral që është për t’i pëlqyer BE dhe ndërkombëtarëve. Unë nuk jam nga ata që thonë se Rama është tradhtar, ai po dëshiron ta pozicionojë Shqipërinë lart në Evropë me imazh. Sikur Rama të rreshtohej krah Kosovës samiti nuk do mbahej në Tiranë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West