A u pezulluan vizat për Kosovën? Zv.ministri i Jashtëm: E vërteta e deklaratave

17 Tetor 2023 | 22:27

Zv.ministri i Jashtëm Besart Kadia sqaroi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron për pezullimin e vizave me Kosovën.

Kadia u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa shtoi se prapavija e komunikimit të Macron është shqetësimi që Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen Francë-Gjermani

“Zyrtarisht për vite me radhë Shqipëria ka qenë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky është qëndrimi zyrtar i Kosovës, nuk është gëzim për askënd që mund të rikthehen vizat për Kosovën. Në 100 vjet marrëdhënie me Francën është presidenti i parë që vjen në Shqipëri, kthimi i vëmendjes ndaj shqiptarëve duhet parë si lajm pozitiv. Kanë qenë tre presidentë në Beograd, ndërsa në Shqipëri nuk ka ndodhur. Kur themi që lufta në Ukrainë, problemet në Palestinë-Izrael ka një konjukturë të re të lindjes që ekspozon Evropën dhe ndryshon gjeopolitikën. Kjo pllakë tektonike ka ardhur edhe në Ballkanin dhe është më shumë në vëmendje të Francës  dhe BE. Dhe në këtë pikë prapavija e komunikimit është shqetësimi që Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen Francë-Gjermani. Shqipëria vazhdon mbetet pro dhe në mbështetje të kombit shqiptar, por si vend i NATO Shqipëria duhet të ruajë edhe linjën e politikës së jashtme”, tha Kadia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026