Fyerjet raciste në futbollin anglez nuk kursejnë as Antonio Rudigerin te Chelsea

7 Shkurt 2021 | 15:03

Futbollisti i Chelsea-it, Antonio Rudiger ka treguar për web-site-in zyrtar të klubit se ka vuajtur fyerje të shumta racore në rrjetet sociale.

Mbrojtësi 27-vjeçar është akuzuar nga tifozët për rendiment të ulët sportiv, gjë që sipas tyre çoi në shkarkimin e trajnerit Frank Lampard, një emblemë ky për klubin pas kontributeve si lojtar në 2001-2014.

Klubi londinez ka bërë me dije se ka nisur zyrtarisht hulumtimet për të faktuar pretendimet e Rudigerit. Në një deklaratë për shtyp klubi tha se hulumtimet do t’i a drejtojë më pas policisë.

Futbollisti gjerman u shpreh skeptik nëse situata do të ndryshojë për sa i përket rrjeteve sociale.

“S’mund t’i kontrollosh emocionet e njerëzve, por ata duhet të tregohen njerëzor, nuk marr për bazë çdo gjë në rrjetet sociale, por fyerjet raciste ishin të pafundme. Kjo më bën të fortë, sepse e di kush jam dhe shoh përpara me ndërgjegje të pastër,” – ka thënë 27-vjeçari.

Lampard u shkarkua nga detyra më 25 janar pas një serie luhatjesh në rezultate që e ulën poshtë në renditje skuadrën. Në vend të tij, klubi angazhoi gjermanin Thomas Tuchel, ish-trajner të PSG dhe Borussia Dortmund.

Rasti i fyerjeve racore ndaj Rudigerit i shtohet atyre të Axel Tuanzebe dhe Marcus Rashford, të cilët vuajtën gjithashtu fyerje të ngjashme në muajin janar nga komente të ndryshme në rrjetet sociale.

Federata Angleze e Futbollit ka deklaruar se do të bashkëpunojë me klubet dhe autoritetet në mënyrë që çdo rast i tillë të parandalohet dhe ndëshkohet.

Facebook, që zotëron edhe Instagramin, dhe Twitter-i janë shprehur se mbeten të angazhuara për të fshirë apo ndaluar postimet fyese në platformat e tyre. Mirëpo qeveria britanike ka kërcënuar kompanitë me gjoba të majme nëse nuk merr seriozisht masa që këto fyerje të mos kthehen në prirje masive.

Lexoni gjithashtu:

Federata angleze e futbollit zotohet të mos tolerojë më fyerjet racore në rrjetet sociale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026