Egjipti kundërshton thirrjet që palestinezët të zhvendosen në gadishullin Sinai

18 Tetor 2023 | 13:02

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, tha se shteti i tij hedh poshtë, ato që ai i cilësoi si përpjekje për të detyruar palestinezët në Gazë që të zhvendosen në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Ai paralajmëroi se përpjekje të tilla do të vinin në rrezik paqen e shtetit të tij me Izraelin.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Kajro me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, el-Sissi deklaroi më 18 tetor se Qeveria e tij e sheh rrethimin izraelit të Gazës – që ka ndaluar furnizimet me ujë, ushqime dhe karburante, por edhe po parandalon dërgesat humanitare në Gazë – si skemë për të larguar palestinezët për në Egjipt.

“Ne kundërshtojmë likuidimin e kauzës palestineze dhe dëbimin e palestinezëve në Sinai”, tha lideri i Egjiptit, duke shtuar se Sinai do të shndërrohej si një territor prej ku do të inicioheshin “sulme terroriste” kundër Izraelit dhe në fund, Egjipti, sipas tij, do të fajësohej për këto sulme.

Rripi i Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – kufizohet në jug me Egjiptin dhe Gaza lidhet me këtë shtet përmes pikës kufitare Rafah.

Asnjë ndihmë humanitare, por as njerëzit nuk janë lejuar të kalojnë përmes kësaj pike mëngjesin e së mërkurës, thanë më herët zyrtarët egjiptianë.

Një ditë më herët, ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, tha për CNN se kjo pikë kufitare nuk do të hapet për shkak të dëmit të shkaktuar nga dhjetëra sulme ajrore izraelite në zonën afër.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që të lejohen ndihmat humanitare të lejohen të kalojnë përmes pikës Rafah dhe të arrijnë në Rripin e Gazës.

Që nga sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit më 7 tetor, Izraeli ka kryer sulme të vazhdueshme në Rripin e Gazës. Që nga shpërthimi i dhunës, mijëra persona janë vrarë në të dyja anët e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026