Basha mbledh drejtuesit e PD-së në qarqe: Bashkë për të sjellë shpresë

7 Shkurt 2021 | 17:57

Kryetari i Partisë Dmokratike Lulzim Basha mblodhi pasditen e së dielës sekretariatin dhe drejtuesit e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pak orë pasi u mor vesh nga gazetarët, pasi mbledhja ishte e pa-paralajmëruar për mediat, Basha postoi një foto në Facebook me mbishkrimin “bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!”.

Jo-zyrtarisht mësohet se në mbledhje është diskutuar pikërisht për udhëzimet që do të kenë parasysh për fushatën drejtuesit politik të PD-së në qarqe.

Mbledhja vlen të thuhet se u bë pak ditë pasi kryesia e PD-së shpalli përfundimisht drejtuesit e shtabeve zgjedhore.

Në Tiranë u vendosën tetë drejtues: Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Blendi Këlliçi, Flamur Noka, Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Për qarqet e tjera u vendos për emra si Edi Paloka (në Durrës), Gazment Bardhi (në Elbasan), Helidon Bushati (në Shkodër), Enkelejd Alibeaj (në Fier), Tomorr Alizoti (në Berat), Tritan Shehu (në Gjirokastër), Mark Marku (në Lezhë), Bujar Leskaj (në Vlorë), Edmond Spaho (në Korçë), Xhelal Mziu (në Dibër) dhe Flamur Hoxha (në Kukës).

Kjo ishte mbledhja e parë në PD pas këtyre përzgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026