SHBA jep 100 mln dollarë ndihmë humanitare për Gazën dhe Bregun Perëndimor
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Gazës dhe Bregut Perëndimor “nëpërmjet partnerëve të besuar, përfshirë agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të ndërkombëtare”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të mërkurën.
“Civilët nuk janë fajtorë dhe nuk duhet të vuajnë për terrorizmin e tmerrshëm të Hamasit”, tha Shtëpia e Bardhë. “Jetët e civilëve duhet të mbrohen dhe ndihma duhet të arrijë urgjentisht tek ata në nevojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët në rajon për të theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit të luftës, mbështetjen e atyre që po përpiqen të arrijnë në siguri ose të ofrojnë ndihmë, dhe lehtësimin e aksesit në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe strehim”.
Në komentet nga Tel Avivi të mërkurën, Biden paralajmëroi se ndihma ishte menduar për civilët palestinezë, jo për Hamasin.
“Izraeli ra dakord që ndihma humanitare mund të fillojë të lëvizë nga Egjipti në Gaza”, tha ai në Tel Aviv. “Më lejoni të jem i qartë – nëse Hamasi devijon ose vjedh ndihmën, ata do të kenë demonstruar edhe një herë se nuk kanë asnjë shqetësim për mirëqenien e popullit palestinez dhe do të përfundojë – si një çështje praktike, kjo do të ndalojë komunitetin ndërkombëtar nga duke qenë në gjendje për të ofruar këtë ndihmë”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë