Gazetari shqiptar në Francë: Macron u tregua më i ashpër me Serbinë se me Kosovën
Artan Kutra, gazetar në Francë komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për pezullimin e vizave për Kosovës.
Sipas tij, Macron u tregua më i ashpër më Serbinë se me Kosovën.
“Më e fortë është ndaj Serbisë se i drejtohet së pari presidentit serb kur thotë kërkoj më tepër seriozitet. Edhe Von der Leyen edhe Charles Michel i kanë kërkuar Serbisë të zhvillojë hetime dhe ndoshta duke pritur rezultatin e këtyre hetimeve mund të shprehen për sanksione ndaj Serbisë. Evropa dhe Macron presin hetimet për të thënë më tej fjalën e tyre ndaj Serbisë. Përballë liderëve të Kosovës është një kërkesë me nuanca politike, pra nuk është një detyrim ligjor që është më e fortë ndaj Vuçiç. Është një thirrje politike për t’u ulur në bisedë me palën serbe dhe prej këtej do të marrë rrugë e ardhmja e Kosovës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)