Akte anti-semite në Evropë, 183 të arrestuar në Francë, sulmohet sinagoga në Berlin

18 Tetor 2023 | 18:44

Berlini u kthye në skenën e një prej incidenteve më të fundit anti-semite në Evropë. Një sinagogë u sulmua me bombë molotov gjatë natës. Sulmi nuk shkaktoi as dëme dhe as të lënduar, por u cilësua si “i neveritshëm” nga qeveria gjermane.

Dy persona u panë të largoheshin nga objekti i kultit dhe policia ka nisur një hetim.

“Dy bomba molotov u hodhën ndaj ndërtesës rreth orës 4 të mëngjesit. Falë Zotit, asgjë nuk ndodhi. Shishet nuk e arritën godinën dhe ranë në rrugë”, tha Shlomo Afanasev, rabin, Berlin.

“Qartazi, ne nuk do t’i pranojmë kurrë sulmet ndaj institucioneve hebraike. Gjithashtu nuk do të lejojmë eventet e dhunshme që shoqërohen me parulla anti-semite”, u shpreh Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Gjermania, Italia, Belgjika dhe Franca janë mes vendeve që kanë rritur masat e sigurisë. Ministri i Brendshëm francez tha se 183 arrestime janë kryer në Francë për akte anti-semite që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Ndërkohë, kërcënimet e rreme janë një çështje më vete, pasi kanë çuar në evakuimin e hapësirave publike. Autoritetet u kujtojnë njerëzve se përhapja e lajmeve të rreme mund të dënohet me burg dhe gjoba të rënda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE

Franca po i bën thirrje BE-së që të ndalojë importimin e produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha të hënën...
19:32 | 20/07/2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Ligjvënësit francezë janë në një garë për të gjetur një kompromis që do të lejojë që projektligji për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga...
14:06 | 20/07/2026

Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve

Policia italiane arrestoi 539 persona gjatë një operacioni mbarëkombëtar që synonte krimin e të rinjve, raportuan media lokale të hënën. Operacioni, i koordinuar nga Shërbimi...
11:39 | 20/07/2026