Familjarët e pengjeve në duart e Hamasit protestë para ambasadës gjermane në Izrael

18 Tetor 2023 | 16:58

Rreth 20 familjarë të shtetasve gjermanë që mbahen peng në Gaza u mblodhën jashtë ambasadës gjermane në Tel Aviv, kur kancelari Olaf Scholz mbërriti në Izrael.

Sikurse edhe liderëve të tjerë, Scholz i kërkohet që të përdorë gjithë pushtetin e tij për të siguruar lirimin e tyre.

Rikarda Luk njohu vajzën e saj në një video që qarkulloi online. Ajo tha se lajmi i fundit që mori ishte se vajza e saj kishte një plagë në kokë dhe se po mjekohej në Gaza.

“Shpresoj që vajza ime të tregohet e fortë që të rezistojë. Uroj që ajo të jetë mirë dhe që të mund ta lirojmë,” – tha nëna e Shani Louk.

Ndërkohë, e ëma e Maja Shem ka reaguar ndaj videos që militantët e Hamasit publikuan me të bijën.

“Nuk e dija nëse ajo ishte gjallë apo kishte vdekur deri dje. Dija vetëm që ajo ishte rrëmbyer. I lutem të gjithë botës që të ma kthjenë vajzën time. Ajo vetëm sa shkoi në një festival për t’u argëtuar, ndërsa tani është në Gaza,” – tregoi Keren Schem, nëna e Maya Schem.

Videoja me Maja Shem është e para që grupi militant ka publikuar lidhur me pengjet që po mban. Ushtria izraelite deklaroi të hënën se personat e rrëmbyer në Gaza ishin 199, më shumë nga përllogaritjet paraprake. Ndërsa Hamas njoftoi se ata ishin nga 200 në 250.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026