Departamenti i Thesarit sanksionon 10 anëtarë të Hamasit

18 Tetor 2023 | 16:02

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se mori masa të mërkurën në përpjekje për të frenuar rrjedhën e të ardhurave për Hamasin duke vendosur sanksione ndaj 10 personave të lidhur me të.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mohuar terroristëve të Hamasit aftësinë për të mbledhur dhe përdorur fonde për të kryer mizori dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit. Kjo përfshin vendosjen e sanksioneve dhe koordinimin me aleatët dhe partnerët për të gjurmuar, ngrirë dhe konfiskuar çdo aset të lidhur me Hamasin në juridiksionet e tyre”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen në një njoftim për shtyp të mërkurën.

Sipas Departamentit të Thesarit, sanksionet e reja synojnë “gjashtë individë të lidhur me portofolin e investimeve sekrete të Hamasit, dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe një shkëmbim valutor virtual me bazë në Gaza dhe operatorin e tij”.

“Ajo që ne po bëjmë sot është se po ua ndërpresim aksesin në paratë e tyre,” tha një zyrtar i lartë i Thesarit. “Lufta kushton para dhe në thelb duke u siguruar që këto rrjete dhe financues nuk kanë aftësinë t’ia japin ato para Hamasit, do të thotë se ata kanë më pak burime për të paguar luftëtarët e tyre, për të blerë armë. Që nga sot, ata do të shkëputen nga ato asete në sistemin financiar të SHBA,” tha zyrtari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian këtë të martë ka deklaruar se vendi i tij është i angazhuar në një luftë në shkallë të plotë që shtrihet...
12:17 | 21/07/2026

Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë

Presidenti rumun, Nicusor Dan ka njoftuar se një anije me flamur liberian që lundronte nga Egjipti në Ukrainë është goditur në brigjet e Rumanisë në...
10:48 | 21/07/2026

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026