“Mora fjalë”| Rrëfehet kompozitori Naim Gjoshi: Si e krijova për një orë këngë
Shqipëria arriti një fitore historike përballë rivalëve më të fortë të grupit Çekisë, me shifrat 3-0. Emocione të mëdha pushtuan “Air Albania” pak minuta para nisjes së ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Çekisë. Shkak u bë performanca drithëruese e Shkurte Fejzës, me këngën patriotike “Mora Fjalë”.
Shkurte Fejza zbriti në impiantin gjigand me mikrofonin në dorë, ndërsa në tribuna shumë prej tifozëve mbajtën dorën në zemër për shumë se 4 minuta.
Naim Gjoshi, kompozitori që qëndron pas këngës Mora fjalë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se i ishte dashur vetëm një orë të krijonte atë që është kthyer në himnin e kombëtares shqiptare.
“Në vitin 1999 kam qenë në Prekaz te kulla e Jasharajve, aty kam parë kullën e bombarduar, portretin kreshnik të Adem Jasharit që të kujton eposin e Mujit dhe Halilit dhe e kisha idenë se çfarë duhet të bëja. Ndodhi që në vitin 2000 një këngëtar nga Drenica ka porositur që në 3 vjetorin e vdekjes së Adem Jasharit të këndohej një këngë. Brenda një ore e kam bërë këngën, më lindën vargjet menjëherë sikur ma dha Perëndia. E kam incizuar në një kasetofon me shirit dhe të nesërmen ja kam dërguar në Skënderaj. Ai e ka realizuar dhe ka hedhur në treg. Pas një 1 viti këngën e ka pëlqyer Shkurte Fezja dhe bashkë me një producent ka vendosur ta këndonte”, tregoi Gjoshi.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh