“Ballkani” në Frankfurt, hap dyert panairi i librit; në fokus krizat botërore

18 Tetor 2023 | 22:20

Panairi i Librit në Frankfurt ka hapur dyert këtë të mërkurë për publikun. Agjenda për edicionin e 75-të reflekton krizat aktuale të botës, nga lufta në Ukrainë tek konflikti Izrael-Hamas.

Kancelari Olaf Scholz anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse për shkak të një udhëtimi të shkurtër në Izrael dhe Egjipt.

Në vend të tij, ministrja e Kulturës e vuri theksin tek rëndësia e diversitetit.

“Në këto momente kemi nevojë për lirinë e mendimit, diversitetin e librave dhe perspektivën dhe kjo është ajo çfarë ky panair ofron”, thotë Claudia Roth, ministre e Kulturës dhe Medias.

Sllovenia është e Ftuara e Nderit këtë vit, me stendën e saj të librave, një hapësirë që tregon se si historia influencon tek letërsia.

“Kufijtë kombëtarë të Sllovenisë kanë ndryshuar ndjeshëm përgjatë historisë. Territori slloven u përkiste kombeve të ndryshme. Dhe gjithë këto influenca, ajo gjermane, mesdhetare dhe sllave kanë lënë gjurmën e tyre në jetën e përditshme, në kulturën dhe artin slloven”, shprehet Miljana Cunta, shkrimtare.

Publicisti slloven Slavoj Zizek shkaktoi zemërim në ceremoninë hapëse, me fjalimin e tij që u ndërpre disa herë nga audienca. Ndërsa dënoi sulmet e Hamasit, ai kritikoi edhe Izraelin dhe shpërfilljen e tij për situatën në Palestinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026