Sulmoi gruan në pazarin e Korçës, plagoset dhe një tjetër. Në pranga autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Pazarin e Korçës.
Dy persona, një grua dhe një qytetar që ndërhyri për të larguar autorin janë plagosur me mjete të forta dhe janë dërguar për të marrë mjekimin në spital, ndërsa policia ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili ësgtë Jonis Mazllëmi.
Ende nuk dihen shumë detaje se përse ka ndodhur ky sulm, ajo që dihet është se Jonis Mazllëmi ka sulmuar gruan, ndërsa personi tjetër i dërguar në spital, ka qenë qytetar i rastit i cili ka ndërhyrë për ti ndarë.
Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, mes viktimës dhe autorit nuk ka pasur asnjë konflikt më herët, ndaj nuk ka motiv për dhunën e ushtruar, ajo mendohet të ketë ardhur për shkak se autori ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”,- tha një dëshmitare nga vendngjarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta