Opozita bllokoi Kuvendin, Braçe: Nuk njohim as Berishën as Bashën
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me debatet që ndodhën mëngjesin e ditës së sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
Në një deklaratë për mediat në dalje të Kuvendit ai theksoi se kërkesës së opozitën për njohjen e Sali Berishës si kryetar të PD do e pranojnë kur këtë të fundit ta njohë Europa.
Braçe pari kritika për sjelljen e kolegëve demokratë në seancat plenare.
“Europa ta pranojë Saliun dhe ne ta njohim për kryetar të PD-së. Ne nuk njohim asnjërin prej tyre. Por problemi është se ata të Lulit nuk kanë ardhur, një pjesë të Berishës ka ardhur dhe ka zënë dyert. Mua më kanë marrë vetëm kartën.
Ata s’duan karrige deputeti por qeverie. Ky është problemi i tyre. Ata kanë marrë vetëm karriget e ministrave, ata merren me votë, s’janë në gjendje ti marrin me votë dhe i marrin me forcë. U njoftuan që ata deputetët që janë agresivë siç është Albana Vokshi, ajo është e tmerrshme. Na kërkojnë ne që të njohim ne Berishën për kryetar PD”-tha Braçe.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta