Valverde drejt shkarkimit, Xavi Hernandez projektohet si trajner i ardhshëm i Barcelonës

11 Janar 2020 | 14:20

Eliminimi në Superkupën e Spanjës përballë Atletico Madrid me sa duket e ka mbushur kupën për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde. Drejtuesit e katalanasve nuk e kapërdijnë dot faktin që skuadra nuk arriti që të administronte si duhet avantazhin që kishte dhe u eliminua nga turneu. Shto këtu fatin që nën drejtimin e Valverdes skuadra ka patur shumë ulje-ngritje.

Menjëherë pas gjysmëfinales së humbur drejtuesit e Barcelonës janë takuar në Doha me Xavi Hernandez. Me sa duket kampionët e Spanjës shohin tek ish-mesfushori njeriun e duhur për të marrë përsipër drejtimin e skuadrës.

Fillimisht ideja ishte që Xavi të ulej në stolin e skuadrës në fundin e këtij sezoni por me sa duket Valverde po e humbet për ditë e më shumë besimin dhe po mendohet që Hernandez të marrë drejtimin e ekipit menjëherë.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë mediat spanjolle që janë pothuaj të sigurta që Barcelona do të ketë një trajner të ri.

Mendohet se për ish-mesfushorin po mendohet një kontratë për dy vite ku ai të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij, kësaj here si trajner.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026