Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, pjesë e një grupi për trafik droge

19 Tetor 2023 | 16:39

3 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.

Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu janë lokalizuar dhe vën në pranga në Milano, teksa ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2017 ku policia italiane goditi grupin kriminal.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vën në sekuestro preventive pasuri me vlerë mbi 1 milion euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 trafikantëve dhe familjarëve të tyre.

Pasuritë e sekuestruara në Durrës janë 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

Ky operacionit u finalizua si rezultat i shkëmbimit intensiv të informacioneve të Policisë së Shtetit me Policinë italiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026