Mërtiri: S’më bind Basha, por është e keqja më e vogël
Gazetari Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk e bind opozita sot, asnjëra palë, as ajo e Sali Berishës, as ajo e Lulzim Bashës.
E megjithatë, gazetari tha se nëse do të duhet të vlerësonte, Berisha ka më shumë përgjegjësi për gjendjen ku është ‘katandisur’ opozita sot dhe do të zgjidhte Bashën si të keqen më të vogël.
“Nuk është kjo mënyra se si një opozitë mund ta mundë Ramën dhe nuk është problemi i kësaj opozite koha për të folur në parlament për hallet e qytetarëve. Nëse ne kemi hallet e qytetarëve dhe shqiptarëve minimumi, ata njerëz që i mbajnë peng këto halle duhet të largohen. Sali Berisha ka 33 vjet që vetëm ju hap halle shqiptarëve dhe vjen një moment që edhe sikur i përkryer të ishte ky duhet të ikë sepse vetë mosha politike, biologjike, nuk të jep më ty mundësi që ti të jesh zgjidhja e problemeve,” – u shpreh Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës