“Jemi në vijën e kuqe”, Nora Malaj: Në 2030 nuk do të kemi as mësues, as nxënës

20 Tetor 2023 | 09:35

Pedagogia Nora Malaj tha në “Good Morning Albania” se Shqipëria është shumë afër prekjes së vijës së kuqe në arsim.

Malaj tha se jo më larg se në vitin 2030 jo vetëm që numri i nxënësve do pakësohet ndjeshëm por edhë mësuesit do të mungojnë, pasi gjithnjë e më pak studentë po zgjedhin të ndjekin studimet në degët e mësuesisë.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi një problem shumë të madh. Nga një anë kemi braktisjen  e shkollës e nga ana tjetër kemi braktisjen e profesionit të mësuesit.

Studentët nuk po shkojnë më për mësuesi. Kjo është këmbana e alarmit që kam thënë, ne jemi në vijën e kuqe. Do më vinte shumë keq të bëja Kasandrën e të thosha se në 2030 nuk do kemi më as mësues. do kemi një krizë shumë të madhe”,-tha Nora Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026