Meloni konfirmon ndarjen nga partneri: E falënderoj për 10 vitet e mrekullueshme
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej dhjetë vitesh Andrea Giambrunon.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu”,-ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni duke konfirmuar ndarjen nga partneri i saj. Prej dhjetë vitesh ajo ka qenë në një lidhje romantike me gazetarin e Mediaset, Andrea Giambrunon me të cilin ka edhe një vajzë.
Përveçse ka konfirmuar lajmin se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar, kryeministrja e Italisë e ka falenderuar partnerin e saj për vitet e kaluara së bashku.
“E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë”,-shkruan ajo.
Ajo gjithashtu ka dhënë një mesazh për kundërshtarët në politikë të saj:
“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika e ujit gërmon gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”,tha kryeministrja Giorgia Meloni.
LEXONI GJITHASHTU:
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë