“Turp”, Abilekaj: Deputetët e PD duhet t’i prishin fare mikrofonat e Kuvendit

19 Tetor 2023 | 22:21

Gazetari Enton Abilekaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se opozita në parlament po përdoret si fasadë pasi askush nuk ju jep të drejtën e fjalës dhe madje as nuk argumentohet se përse opozita nuk ka të drejtë fjale.

Në këto kushte, sipas gazetarit është e drejtë që të thyejnë fare mikrofonat për aq kohë sa nuk ushtrojnë dot as një të drejtë bazë.

“Në fillim sa e çonte grupi i Rithemelimit një kërkesë, thoshin është e non gratës, e heqim. Ndodhi që u bashkuan tani. Është Gazment Bardhi tani, nuk është më Berisha. Tani këta i rrëzojnë propozimet e opozitës pa asnjë argument fare. Opozita nuk merr dot as argumentin se përse ju hodhën poshtë komisionet. Këta se kanë pasur fare te non grata këtë punë. Non grata ka qenë alibia për të shkatërruar opozitën në parlament, ashtu siç McGonigal pranoi që është porositur nga Tirana për të hapur dosjet për opozitën në Amerikë sepse është politikë e kësaj mazhorance të shkatërrojë opozitën. Tani të shkojnë këta në parlament për t’u bërë fasadë e Edi Ramës është turp, të rrinë këta në parlament dhe të ngrenë dorën e të mos ju japë njeri të drejtën për të folur, po është turp. Këta duhet t’i prishin ato mikrofonat fare,” – u shpreh Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026