Kaos në Kuvend, Braçe: Film! S’është detyra jonë të njohim kryetarin e PD-së
Deputeti socialist Erion Braçe ka cilësuar si film të dhënë prej disa vitesh, atë që ndodhi ditën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin e seancës plenare.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se ajo që ndodhi sot është një ngjarje që mund të ndëshkohet sipas kodit penal.
“Ishte një film i parë në kaq vite, nuk dinë të bëjnë asgjë më shumë se sa kaq. Kaq dinë, kaq bëjnë, përsërisin veten. Janë të lodhshëm me gjëra që i kanë bërë në forma më të rënda se sa kjo që kanë bërë sot. Pezullimi i institucioneve kushtetuese në këtë vend, është një ngjarje që shkon në kufijtë e parashikuar në kodin penal”-tha ai.
Ai komentoi dhe arsyet se përse opozita po bën këto veprime. Braçe tregoi se u kërkohet që të njihet Sali Berisha si kreu i tyre, por që kjo gjë nuk është në tagër të mazhorancës.
“Na kërkohet që ne të njohim për kryetar të PD-së Sali Berishën ndërkohë që kjo nuk është fare detyra jonë. Unë nuk votojë për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Nuk më intereson hiç se kush nga ata është kryetar I PD-së, për mua janë të gjithë njëlloj”-shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Macron u tregua i pakujdesshëm’, Lita komenton deklaratën e presidentit francez
- Mahsa Amini dhe lëvizja protestuese në Iran fitojnë Çmimin Sakharov
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton