Barcelona dhe PSG arrijnë fitore të rëndësishme, vijojnë përpjekjet për të kapur kreun e kampionateve

8 Shkurt 2021 | 11:54

Barcelona arriti një tjetër sukses në kampionatin spanjoll duke përmbysur 3-2 në transfertë Real Betisin të dielën. Katalanasit u shtangën nga një gol i Borja Iglesias në minutën e 36-të, por pas angazhimit të Lionel Messit, në pjesën e dytë u arrit dhe përmbysja.

Argjentinasi realizoi barazimin në minutën e 59-të e më pas drejtoi në përmbysjen 2-1 kur Victor Ruiz realizoi autogol. Po Victor Ruiz ndreqi gabimin dhe barazoi përkohësisht në minutën e 75-të, mirëpo tre minuta nga fundi Francisco Trincao realizoi golin e fitores për Barcelonën.

Skuadra e Roland Koeman tashmë është në kuotën e 43 pikëve, 7 më pak se Atletico Madrid që kryeson kampionatin.

Në Francë ndërkohë, PSG ka arritur të fitojë përballë Olimpique Marseille. Kampionët në fuqi arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, për të marrë një sukses shumë të rëndësishëm, që i ndihmon të afrohen me vendin e parë.

Aktualisht Ligue 1 kryesohet nga Lille me 54 pikë, 3 më shumë se PSG.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026