Situata e koronavirusit, Vasili akuza ndaj Ramës

8 Shkurt 2021 | 12:37

Pas konferencës së kryeministrit Edi Rama për situatën e krijuar nga pandemia, Petrit Vasili reagoi duke thënë se kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për pyetjet e shqiptarëve.

Në konferencën për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nënkryetari i LSI-së u shpreh se kryeministri Rama ka përgjegjësi penale për keqmenaxhim të pandemisë.

Sipas Vasilit, Shqipëria ka zero strategji dhe zero impenjim shtetëror, gjë që po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kurbës së infektimeve.

Ndër të tjera ai nuk la pa përmendur SPAK-un dhe thirrjen që ka për të në mënyrë që të nisë hetimet, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të mund të kufizohet dëmi i madh që COVID-19 nën menaxhimin e Ramës, po i sjell vendit.

Në fund të konferencës Petrit Vasili tha se kishte besim se në 25 prill gjithçka do të ndryshonte dhe shqiptarët do të mund të merrnin vendimin e duhur duke mos i dhënë një mandat të tretë kryeministrit Rama.

Lexoni gjithashtu:

Rama: Në Shqipëri ka sinjale të arsyeshme për futjen e varianteve të reja të virusit

Tre dyshimet për mbërritjen e varianteve të reja të COVID-19 në vend

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026