‘Tre tenorët’ për Nënë Terezën, koncert në 20-vjetorin e lumturimit të shenjtores
Një mbrëmje dedikuar dashurisë, dedikuar Nënë Terezës dhe lumturimit të saj. Koncerti i përvitshëm i “Tre Tenorëve” me orkestrën harmonike ‘Ibrahim Madhi’ erdhi mbrëmjen e së enjtes me një koncert tepër të veçantë dedikuar shenjtores, nobelistes dhe promovueses së paqes me origjinë shqiptare.
Nën kupolën e katedrales ortodokse në Tiranë, orkestra ‘Ibrahim Madhi’ solli një repertor të larmishëm, me emra të njohur të muzikës nga Shqipëria, diaspora, por dhe artistë të huaj.
E ftuar e veçantë në këtë aktivitet ishte sopranoja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Catherine Wethington, e cila këndoi shqip në skenë.
“Për mua të këndoja himnin e Nënë Terezës ishte një moment shumë I veçantë. Ishte hera e parë që këndoj në shqip. Ishte një sfidë e madhe pasi mu deshën dy javë për ta mësuar tekstin, por dhe emocion i jashtëzakonshëm dhe tani mezi pres të këndoj sërish shqip”, tha sopranoja.
Sopranoja shqiptare shumë e dashur nga publiku Ranoma Tullumani, ndan me ne emocionet e saja sa herë ngjitet në këtë skenë e cila ka një rendësi të veçantë për
“Do thosha që janë të papërshkrueshme. Ka një ndryshim të jashtëzakonshëm atëherë kamë qenë shumë e re shumë e vogël dhe ka qenë e jashtëzakonshme të dilja në skenën e Pallatit të kongreseve dhe të këndoja me tenor të mëdhenj dhe unë isha në vit të tretë në konservator. Tani është një emocion i një profesionisteje, e cila tani këndon shpesh edhe është mësuar me skenën. Janë shokët e babit, njerëzit më të dashur për ne dhe gjithmonë kemi qenë të lumtur se e quanim si festa dhe unë gjithmonë emocionohem është diçka shumë e bukur”, u shpreh Tullumani.
Koncerti “Tre tenorët’ tashmë është kthyer në një takim të përhershëm për publikun dhe dashamirësit e muzikës lirike dhe simfonike, por gjithashtu edhe për muzikantët e kësaj orkestre, ku disa prej tyre edhe pse janë larguar nga atdheu, rezervojnë këtë datë tetori, për t’ju rikthyer publikut shqiptar.
Me çeljen e parë në 2002, koncerti këtë vit shënon dy dekada traditë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, por pasioni, miqësia dhe dëshira për t’i dhënë publikut janë ato çka kanë mbetur po të njëjtat.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta