Vodhi 300 mijë lekë në 1 banesë, arrestohet 21-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje
Një 21-vjeçar është arrestuar pasi vodhi 300 mijë lekë në një banesë. I arrestuari ishte i dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta