Gaza vuan mungesën e ujit/ OKB: Ndihma e ofruar është sa një pikë në oqean
Kanë kaluar dy javë që kur grupi terrorist i Hamasit ka filluar sulmin ndaj Izraelit duke vrarë më shumë se 1 mijë e 400 njerëz dhe duke i marrë peng rreth 200 të tjerë.
Pas sulmeve të Hamasit, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, ku zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.
Gaza vazhdon të jetë nën rrethim të plotë, me Izraelin i cili ka ndërprerë furnizimet me ndihma.
Karvani i ndihmave që pret hapjen e kalimit kufitar Rafah është një “pikë në oqean” e sasisë së kërkuar në Gaza, thotë një agjenci e OKB-së.
Juliette Touma, nga Agjencia e Ndihmës dhe Punës për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, thotë se duhet të ketë një rrjedhë të qëndrueshme të ndihmave humanitare.
“Ajo që civilëve në Gaza u nevojitet është aksesi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm humanitar duke përfshirë dhe karburantin për stacionet e ujit,” i tha ajo programit Radio 4 Today.
Izraeli ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë që transportojnë ndihma në Gaza përmes kalimit Rafah, por ka refuzuar të lejojë që karburanti të kalojë kufirin.
Megjithatë, Touma thotë se karburanti është thelbësor për të fuqizuar pompat e ujit – “uji po mbaron në Gaza,” tha ajo. “Në disa vende ka mbaruar plotësisht”.

LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë