Plani i masave për maratonën, shefi i qarkullimit Tiranë zbulon intinerarin

21 Tetor 2023 | 15:33

Maratona e Tiranës është evenimenti më i madh sportiv që ndodh në qytetin e Tiranës.

Sot u zhvillua kategoria “fun run”, aty ku morën pjesë 2 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të kryeqytetit. Nesër do të jetë maratona e plotë, gjysmë maratona dhe 10 kilometërshi.

Gentjan Vocaj, shefi i qarkullimit në bashkinë e Tiranës tregoi se bllokimi i rrugëve për këtë event fillon në 8 të mëngjesit dhe hapet në 15:00.

“Maratona do të fillojë në sheshin Skënderbej, do të vazhdojë në bulevardin Zogu i Parë dhe te Bulevardi i Ri, do të kthehen në rrugën Dedë Gjoluli, do të vijnë në rrugën e Durrësit, rrugën e Kavajës, Myslym Shyri, në bulevardin Bajram Curri dhe Gjergj Fishta, do të vazhdojnë në rrugën Ibrahim Rugova, do të bëjnë një rreth të plotë në Liqenin Artificial, do të vijnë në rrugën Lekë Dukagjini, në sheshin Nënë Tereza, do të vazhdojnë në rrugën Gjergj Filipi, në rrugën Papa Gjon Pali, përsëri në bulevardin Bajram Curri, do vijnë lart në rrugën Xhorxh Bush, në rrugën Abdi Toptani dhe përsëri në qendër,” – u shpreh Vocaj i cili sqaroi se kjo do të jetë gjysmë maratona, ndërsa maratona e plotë do të jetë ky intinerar dy herë.

Këto rrugë do të jenë të bllokuara dhe të vetmet automjete që do të kalojnë do jenë ato të Policisë së Shtetit dhe emergjencave.

Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga të cilët 756 të huaj, nga më shumë se 45 vende të botës.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026