Maratona e notit “Agron Ruvina”, Ergi Malollari fiton vendin e parë

21 Gusht 2023 | 16:33

Për të tretin vit me radhë bashkia e Pogradecit organizon maratonën e notit “Agron Ruvina“, një nga emrat më të njohur të sportit të notit në Shqipëri, një nga notarët kampionë dhe rekordmen të shumë disiplinave të sporteve të ujit.

Për nder të tij, sipas Klevis Cane, drejtor i sporteve në Bashki, maratona e notit tanimë do të jetë e përvitshme, së pari me notarë pogradecarë, por shumë shpejt pjesë e kësaj maratone do të bëhen dhe notarë të klubeve të tjera.

Në përfundim të garës 500 metrave, vendin e parë për të rinj e ka zënë Ergi Malollari. Ndërkohë pjesë e maratonës në distanca më të shkurtra janë bërë edhe ish-notarë të klubit të Pogradecit, si për të nxitur më shumë dëshirën e të rinjve për t’u marrë me sportet e ujit, me aq shumë traditë në Pogradec.

Për të rikthyer traditën e notarëve kampionë e rekordmenë, bashkia e Pogradecit ka filluar riorganizimin e ekipeve të sporteve të ujit, me shpresën se shumë shpejt në garat kombëtare do të shikojmë edhe notarë pogradecarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026