Maratona Enkelana, bllokohen në mbrëmje 2 akset që të çojnë drejt Pogradecit
Aksi Lin-Pogradec dhe Qafë-Plloç Pogradec do të bllokohen për rreth një orë e gjysmë këtë të enjte , në kuadër të Maratonës Ndërkombëtare Enkelana.
Organizatorët e maratonës bëjnë me dije se dy akset në fjalë do të bllokohen për qarkullimin e makinave gjatë fashës orare 19:00-20:30.
Ftohen të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë në këto dy akse që ta programojnë udhëtimin e tyre në mënyrë që të shmangin këtë fashë orare.
NJOFTIMI
Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare Enkelana më datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:
Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰
Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.
Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos



