Rrëfehet grimieri i Kinostudios: Aktoret gra me mustaqe, të zakonshme në kohën tonë
Rakip Lamaj, grimieri i Kinostudios i cili ka punuar me dhjetëra aktorë të njohur shqiptarë për shumë filma që të gjithë i kujtojmë me nostalgji ka diskutuar me Flor Gjinin në “Real People” një detaj të asaj kohe që konsiderohej i zakonshëm, ndryshe nga sot. Bëhet fjalë për mustaqet te gratë.
Ai tregon se kur ka parë aktoren Pavlina Mani me mustaqe ka ngelur me gojë hapur.
“Kjo ishte një pjesë natyrale e asaj kohe që nuk binte në sy për keq sepse ishin të gjithë kështu mesa duket. E kemi të vështirë që shumë gjëra t’i kuptojmë edhe ne që kemi jetuar në atë kohë. Në atë kohë s’më ka rënë fare në sy, këtë gjykim e kam bërë tani. Për arsye se sot të gjitha gratë janë shumë të kuruara, ato bien shumë në sy,” – u shpreh ai.
Lamaj tregoi edhe cilin konsideron portretin më të bukur mes aktoreve shqiptare. Ai përmendi Rajmonda Bulkun si aktoren më të bukur, ndërsa renditi Tinka Kurtin, Roza Anagnostin e Eva Alikaj si figura të fuqishme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta