“Mësonjëtorja filmi i jetës”, grimieri zbulon të pathënat e profesionit në komunizëm

21 Tetor 2023 | 18:10

Rakip Lamaj, grimieri që i dha jetë dhjetëra roleve të filmave shqiptarë ishte personazhi i kësaj jave në “Real People” me Flor Gjinin.

Ai tregoi se filmi i parë në të cilin, vetë ai ka kuruar aktorët është “Mësonjëtorja”.

“Te mësonjëtorja unë vija nga filmi Ballë për ballë, kam qenë së bashku me mjeshtrin tonë Llukan Bushi. Kur erdhëm në Kinostudio, ishte 6-mujori i dytë i vitit 79’ dhe kishte ardhur skenari i filmit Mësonjëtorja në repartin tonë. E lexova, më pëlqeu dhe i thash mjeshtrit tonë që kam qejf ta bëj unë këtë film. Ai më tha ‘shumë mirë’. Kapa regjisorin e filmit dhe i thash ‘shoku Muharrem do të vij në filmin tënd’. ‘Hajde më tha, ndihmësi i Llukës’. ‘Jo’, i thash unë, ‘do vij ta bëj unë’. ‘Ore je në vete ti, kush je ti që do bësh këtë film, unë e kam revolucion këtë film’, më tha,” – tregoi Kipi.

Ai shtoi se e pati të vështirë të bindte regjisorin i cili kërkonte të dinte me patjetër çfarë kishte bërë në të kaluarën Kipi që do të merrte përsipër atë film. Për “Real People” ai tregoi se nuk kishte eksperiencë dhe nuk e dinte se nga e gjeti atë vetëbesim, por siç u shpreh disa gjëra thjesht i ndjen se duhet t’i bësh.

Kipi tregoi edhe se si kishte punuar, duke kujtuar këtu Guljelm Radojën, i cili kishte personazhin e badigardit të mësueses. Rolin e tij, siç tha Kipi do e bënte Sandër Prosi, por ps përpunimit të figurës së tij gjërat ndryshuan.

Kipi rrëfeu gjithashtu se për një farë kohe Sandër Prosi nuk i fliste Muharremit, regjisorit të filmit, derisa me kalimin e kohës, gjërat u zbutën.

“Duke punuar, se bëja mustaqet, punoja për aktorët dhe për figurantët, edhe studioja. Më tërhoqi shumë figura e Naim Frashërit dhe bëra një palë mustaqe duke u nisur nga figura e Naim Frashërit,” – u shpreh Kipi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026