Berisha nën akuzë nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta

22 Tetor 2023 | 10:00

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Meta shprehet se qëllimi i vetëm i këtij veprimi është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, shprehet Meta.

Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e djeshme një konference të jashtëzakonshme për media dhe i cilësoi vendimet e gjykatës ndaj tij dhe familjes se tij si sulme politike, pas intensifikimit të aksionit opozitar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026