Berisha i pandehur nga SPAK, vjen reagimi i parë nga Partia e Lirisë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me caktimin nga GJKKO të masave të sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Përmes një postimi në facebook Vasili nënvizon se ndalimi i lëvizjes së Berishës është një sulm i hapur ndaj rendit demokratik.
Teksa e cilëson vendimin si sulm politik, Vasili thekson se drejtësia e re ka marrë fund dhe po përpiqet të mbulojë korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisë shqiptare me veprime të tilla.
“Drejtesia e re ka marre fund.
Veprimet ndaj Kryetarit te Partise Demokratike Prof.Sali Berisha jane sulm i hapur ndaj rendit demokratik, Kushtetutes dhe Parlamentit te Shqiperise.
Pa u shprehur fare Parlamenti drejtesia politike dhe talebanizmi politik rilindas ne panik marrin vendime te çmendura.
Urdheron Edi Rama dhe vepron SPAK
Ndaj firmave fap fap fap te Edi Rames SPAK s’guxon te beje asgje duke provuar kapjen e plote politike te tij.
Ky eshte sulm shume i rende ndaj shtetit ligjor dhe demokracise ne Shqiperi me qellim qe te fshihet korrupsioni dhe inkriminimi kriminal mafioz i Rames dhe rilindjes”, tha Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)