FOTO-LAJM/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit

21 Tetor 2023 | 23:37

Euronews Albania ka siguruar një foto nga arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha në aeroportin e Rinasit.

Siç shihet dhe në foto Malltezi shoqërohet nga tre efektivë të policisë me duart e prangosura nga mbrapa.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i parave” në lidhje privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Të njëjtat akuza janë ngritur dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u caktua masa e sigurisë Detyrim paraqitje.

Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media mbrëmjen e kësaj të shtune i cilësoi masat e sigurisë si sulme politike të organizuara nga maxhoranca për të goditur aksionin opozitar.

Në lidhje me çështjen e kompleksit Partizani u caktua masa e sigurisë me burg dhe për sipërmarrrësin Fatmir Bekteshi, ndërtuesin e pallateve te ish-kompleksi “Partizani”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026