Sekuestrimi i pasaportës së Berishës, gazetari: Pse është lëvizje brilante e SPAK

21 Tetor 2023 | 23:28

Gazetari Albi Xhunga ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Euronews Albania, ku komentoi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Xhunga e cilësoi si brilante vendimin e GJKKO për të sekuestruar pasaportën e ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha se kjo procedurë i heq mundësinë e arratisjes ish-kryeministrit nëse do të gjykohet me një vendim të mëvonshëm për arrestimin e tij.

“Kemi të bëjmë me një lëvizje brilante nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi nëse SPAK do të kërkonte arrestimin e Sali berishës, do t’i duhej të kalonte nga parlamenti i Shqipërisë.

Ne këu kemi një ngërç ligjor, ose një burokraci që u krijon të gjithë parlamentarëve shqiptarë të vendosur nën akuzë, të arratisen.

Këtu unë shikoj një gjetje të SPAK për ta izoluar zotin Berisha dhe pastaj nëse do ta gjykojnë të arsyeshme mund t’i kërkojnë Kuvendit heqjen e imunitetit për arrestimin e tij, ndërkohë që i kanë marrë pasaportën e zotit Berisha dhe e kanë izoluar në mënyrë të mos largohet më. Lëvizje shumë brilante nga ana e Prokurorisë së Posaçme”, tha Xhunga.

Pyetjes se a mund të shkaktojë vendimi i GJKKO shpërthimin e protestave opozitare, gazetari Xhunga iu përgjigj duke thënë se shqiptarët sot nuk mund të ndjekin hallet personale të një personi me drejtësinë.

“Sot pati një thirrje për mbledhje militantësh në PD, megjithëse e pamë se sa u mblodhën. Nuk besoj se shqiptarët sot do të ndjekin të zgjedhin hallet e Sali Berishës. Sali berisha i ka hallet me drejtësinë. Teorikisht të gjithëve mund t’u bëhet padrejtësi, por jo një politikani të Sali Berishës, Nëse ja bëjnë këtë padrejtësi gjykatat shqiptare, Gjykata e Strasburgut do të reagojë me shpejtësi për rastin e zotit Berisha”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026