Policia mbërrin në selinë blu, kërkohet sekuestrimi i pasaportës së Berishës

21 Tetor 2023 | 22:57

Shefi i Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Gentjan Ndoji, është paraqitur mbrëmjen e kësaj të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, për të zbatuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga GJKKO në adresë të ish-kryeministrit.

Gazetari Eni Ferhati zbuloi se kemi të bëjmë me një procedurë standarde, ku Berisha në cilësinë e të akuzuarit duhet të mbajë kontakte me Policinë e Shtetit dhe t’i dorëzojë atyre për llogari të SPAK pasaportën.

Berisha ka qenë i pranishëm në ambientet e selisë blu dhe ka zhvilluar takimin me të dërguarit nga Policia e Shtetit, pas masës së sigurisë të GJKKO-së.

“Është paraqitur shefi i sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Gentjan Ndoji së bashku me një oficer të Drejtorisë Qëndrore Hetimore për të bërë të mundur ekzekutimin e masës “Detyrim paraqitje” dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit për shteteasin Sali Berisha në bazë të akuzës për Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim që ka ngritur SPAK për ish-zëvendëskryeministrin, aktualisht deputet i parlamnetit.

Në bazë të procedurave standarde zoti Berisha duhet t’u dorëzojë oficerëve dokumentin biometrik, pasaportën biometrike me qëllim që ky dokument të sekuestrohet nga Prokuroria e Posaçme”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026