Një vit me Melonin, çfarë ka arritur Italia nën qeverisjen e lideres “euro-skeptike”
Disa nga premtimet e saj politike nuk janë përmbushur, përfshirë atë për frenimin e emigracionit ilegal. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo vetë pranoi se: “rezultatet nuk ishin ato që shpresonte”.
Plani i saj për t’i kërkuar Tunizisë forcimin e kontrollit kufitar dhe kufizimin e nisjeve të emigrantëve në këmbim të ndihmave financiare nga BE deri tani ka dështuar.
Kësaj i shtohen sondazhet e fundit që sugjerojnë se shumë italianë besojnë se fare pak është bërë kundër papunësisë dhe inflacionit.
Por, sipas analistëve, kur shohim vitin e parë të Melonit në detyrë ajo që bie më shumë në sy nuk është se çfarë ka arritur ajo si kryeministre, por sa ka qenë në gjendje ajo të përshtatet me sfidat që kanë karakterizuar 12 muajt e fundit.
Nga të qenurit një nacionaliste euro-skeptike, Meloni është kthyer në një nga aleatët më të ngushtë të Brukselit. Ajo mbështeti ndihmën e NATO-s për Ukrainën dhe krijoi lidhje të afërta me presidentin Biden.
Ndryshimi i qasjes së lideres përballë një sërë çështjesh është mirëpritur nga votuesit, me sondazhet që sugjerojnë se partia e saj, Vëllezërit e Italisë, ka siguruar mbështetje.
Sipas analistit politik Lorenco Kastelani, Meloni ka krijuar një stil të ri lidershipi politik.
“Ajo ka asimiluar një mënyrë të re qeverisjeje që nuk është analizuar si duhet. Ajo është e ndarë mes një lidereje mediatikisht nacionaliste dhe dikujt që qëndron në heshtje për shkak të punës së madhe që duhet bërë. Ndaj, ajo po kalon si një lidere më pak agresive, që duket se ka më shumë eksperiencë se mesatarja e liderëve populistë”, tha Castellani.
Aprovimet ndaj qeverisjes së saj mbeten të qëndrueshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë mungesën e një opozite të fortë, shanset që Meloni të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit janë të larta.
“Italia ka përjetuar 10 vjet destabilitet politik, ndaj pas fitores së fundit të koalicionit të qendrës së djathtë jemi kthyer në një sistem politik dypalësh, me një mazhorancë homogjene në Parlament. Meloni ka përfituar nga rrethana të shumta dhe ka qenë me fat. Së pari, Matteo Salvini është shumë më i dobët se më parë dhe nuk mund të kërcënojë lidershipin e saj. Gjithashtu, humbja e Berlusconit ka krijuar një vakum pushteti tek Forza Italia”, deklaroi Castellani.
Lidershipi politik i Melonit mund të shihet edhe si një faktor stabiliteti nga shumë italianë, në një kohë kur Italia dhe vende të tjera përballen me pasojat e luftërave në Gaza dhe në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet