Ministri serb i Mbrojtjes reagon pas deklarateve të Kurtit: Gënjeshtra flagrante…
Ministria e Mbrojtjes serbe ka reaguar lidhur me akuzat e Albin Kurit, i cili tha se pas sulmit terrorist të ndodhur në manastirin e Banjskës, fshihet klani i Novi Sadit.
Ministria e Mbrojtjes në Serbi e drejtuar nga Millosh Vuçeviç i ka cilësuar deklaratat e Kurtit si gënjeshtra flagrante. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për të ndalur atë që e cilësojnë “fushatë nxitëse dhe të ndyrë mediatike të kryeministrit të Kosovës ndaj Serbisë dhe zyrtarëve të saj”.
Reagimi i plotë i ministrisë serbe
Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë me vendosmëri gënjeshtrat monstruoze dhe flagrante të shqiptuara sot nga kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, Albin Kurti, dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë menjëherë për të ndalur nxitjen dhe pisllëkun e lidershipit të Prishtinës, si dhe fushatën mediatike kundër Republikës së Serbisë dhe zyrtarëve të saj.
Theksojmë se për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, është me rëndësi të madhe që institucionet e përkohshme në Prishtinë të detyrohen që menjëherë të ndalojnë terrorin e përditshëm kundër popullit serb, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet dhe të formojnë menjëherë Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe.
Gënjeshtrat e hapura, fyerjet dhe shpifjet e shprehura nga Kurti çdo ditë si pjesë e fushatës së tij të ndyrë mediatike kundër Republikës së Serbisë dhe lidershipit të saj zbulojnë plotësisht qëllimin e tij për të shkatërruar çdo mundësi për të zbutur tensionin në krahinën tonë jugore.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Serbe do të mbeten të përkushtuara ndaj roleve të tyre kushtetuese dhe ligjore në përpjekje për të ruajtur sigurinë dhe jetën paqësore të të gjithë qytetarëve të Serbisë.
Jemi të bindur se deklaratat shpifëse të bëra sot nga përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, si shumë në të kaluarën, janë dëshmi e qartë se kush përfiton nga shkaktimi i kaosit dhe dhunës dhe në interes të kujt është ruajtja e paqes, vazhdimi i dialogut dhe të arrihet një zgjidhje politike për krizën në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)