Berisha për Euronews: Isha përgatitur për prangosjen e Malltezit, ja si e prita

23 Tetor 2023 | 20:35

“Trillim fund e krye”, kështu e ka cilësuar Sali Berisha prangosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Ish-kryeministri tregoi në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Erla Mëhilli se ishte në shtëpinë e tij duke lexuar kur e mori vesh lajmin pasi u njoftua nga disa miq të tij.

“E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim. Dhe çfarë bënin këta? Herë pas here për të më bërë presion mua thërrisnin gazetarë të paguar prej tyre dhe ju thoshin që Abi Malltezi do të arrestohet. Keni gati mandatin e arrestit, por këto s’më bënë mua asnjë përshtypje, sikundër s’më bëri as ajo që mora vesh,” – u shpreh Berisha.

Ai tha se ndihet keq për situatën pasi dukshëm bëhet fjalë për një burgim politik, por është i përgatitur për të tilla gjëra.

Berisha kujtoi se ka pasur edhe të tjerë para Ramës që kanë tentuar ta përbaltin, por s’ja kanë dalë pasi nuk kanë pasur kurrë asnjë provë.

Në rastin konkret, ish-kryeministri përmendi dhe pasuritë e sekuestruara të Malltezit, të cilat lehtësisht mund të verifikohen që janë blerë para vitit 2004, kur dhëndri bashkë me vëllain e tij ishin zyrtarë të OKB-së në Kosovë.

Siç sqaroi Berisha, e bija dhe bashkëshorti kanë zgjedhur që kursimet t’i investojnë në pasuri të paluajtshme për t’ju marrë qiranë, duke qenë se të dy janë pedagogë dhe nuk kanë pasur mundësi të merren me një biznes. Ai u shpreh se të gjitha janë të verifikueshme, por dokumentet po fshihen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026