Për çfarë akuzohet sot Sali Berisha? Këlliçi: Po krijohet precedent i rrezikshëm

23 Tetor 2023 | 22:58

Belind Këlliçi tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë po krijohet një precedent i rrezikshëm duke qenë se po i faturohen një individi vendimet e marra nga qeveria.

Ai tha se për çështjen “Partizani” ka firmosur edhe vetë kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, por ai nuk po merret nën hetim nga SPAK

“Nëse e marrim të mirëqenë që ka ndërhyrë zoti Berisha edhe pse vendimet e qeverisë, ky është rasti i parë dhe po vendoset një precedent i rrezikshëm që vendimet e qeverisë që janë vendime kolektive, ti faturohen një individi që është kryeministër.

Po e marrim edhe të mirëqenë këtë që ka pasur një ndikim te ligji i sportit për t’i hapur rrugë ndërrimit të destinacionit. Kush e vendosi ndërrimin e destinacionit e thotë dosja? në 2006 ishte kryetar bashkie Edi Rama. Është me firmën e Edi Ramës, që e kalon truallin nga truall sportiv, në truall për ndërtim”,-tha Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026